Një virus që po merr një vëmendje të pakët në media sot është ai i teorisë konspirative. E prapë, media sociale dhe interneti kanë plot teori të tilla rreth origjinës dhe qëllimit të pandemisë Covid-19.
Ka arsye për hezitim, jo vetëm në këtë rast por edhe të tjerat. Për ta nisur, disa teori konspirative mund të tregojnë atë të vërtetë që ata në fuqi nuk duan që të tjerët a dinë.
Pra, mungesa e një prove të fortë nuk do të thotë se teoria është e pavërtetë. Teori konspirative ka pasur shumë në dekadat e fundit. Ndërsa për shumicën e tyre janë treguar provat të cilat kanë zbardhur realisht se çfarë ka ndodhur për një çështje të caktuar.
Ka teori të cilat janë krijuar për ti shërbyer një agjende ideologjike të caktuar, për publicitet apo thjesht për të tërhequr vëmendjen.
Ata që i besojnë krijojnë një lloj armiqësie ndaj kujtdo që u paraqet fakte, i hedhin poshtë ato dhe përkrahin vetëm ata që mendojnë si vetja.
Tani të flasim pak për COVID-19. Ajo që thuhet është se virusi është krijuar në një laborator biologjik, ose në Kinë, SHBA apo Britani. Që punë e tillë të kryhet, ka të ngjarë. Qeveri të ndryshme thonë se kryejnë të tilla eksperimente për shkaqe ushtarake.
Edhe ekzistenca e Institutit të Virologjsië së Vuhanit nuk është sekret shtetëror.
Por nuk ka provë e që e lidh atë me krijimin e koronavirusit. Madje përpjekjet për të gjetur një “dëshmitar” janë shuar që në nisje.
Ndërkohë që Në Britani dhe Francë shumë mendojnë se autoritet po synojnë q të vrasin të vjetrit, që të mund të kursejnë para dhe të shtojnë fitimet e kompanive të mëdha farmaceutike.
Tani duhet parë nëse lufta ndaj COVID-19 do ti shërbejë më shumë shtetit apo kompanive të mëdha farmaceutike.
Por një pyetje është: përse partia në pushtet, do të dojë që të eliminojë shumë nga votuesit e saj?
Shkencëtarët në Kinë kanë nisur studimet dhe po gjejnë prova se origjina e tij është nga kafshët, e më pas është tejçuar te njerëzit.
Problemi kryesore me teorinë konspirative për COVID-19 është se nuk kanë bazë.
Rastësisht apo me qëllim, ato mund të minojnë besueshmërinë dhe ndikimin e shkencës dhe këshillat e Shëndetit Publik, duke krijuar hapësirë për zgjidhje joefikase.
Më gjerësisht, ato minojnë qasjen shkencore të së vërtetës, arsyes dhe logjikës.
Madje madje, ato dëmtojnë edhe besueshmërinë e atyre që i propagandojnë ato kur për teoritë nuk shfaqen baza të realitetit.