Nga dita e hënë, dalja në rrugë e qytetarëve për të bërë pazar apo për arsye të tjera të domosdoshme do të lejohet vetëm duke u pajisur me një autorizim paraprak. Rregulli vlen vetëm për zonat urbane dhe kush e shkel këtë urdhër rrezikon të gjobitet.
Pamjet e Tiranës në karantinë gjatë ditëve të mëparshme ishin shqetësuese, kur gjatë orarit të lëvizjes krijoheshin radhë të gjata në supermarkete, furra buke, apo farmaci. Duke u kthyer në një rrezik të shtuar për këdo që kërkonte të bënte blerje.
Tashmë me regjimin e ri të lejes, kërkohet që flukse të tilla të rrallohen ndjeshëm.
Por si mund të aplikojmë për këtë autorizim?
Në mënyrë alternative, mund të dërgoni një SMS në numrin 55155, me përmbajtje numrin e identifikimit dhe orarin kur doni të bëni pazar ditën e nesërme. Pavarësisht se leja ka një afat vetëm 1 orë, tejkalimi nuk do të gjobitet.
Për këtë leje mund të aplikojë brenda 24 orëve vetëm një prej anëtarëve të familjes me përjashtim të pensionistëve që nuk duhet të dalim nga shtëpia. Ndërkohë autorizimi është i panevojshëm për personat që shkojnë në punë.