Nëse jeni të sëmurë kronikë apo të moshuar mbi 65 vjeç që jetoni vetëm, në këtë periudhë lufte, barnat do t’u vijnë në shtëpi. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nxjerrë një udhëzim për farmacitë.
Do të jenë mjekët e përgjithshëm ata që do të komunikojnë nëpërmjet telefonit, sms, skype apo ëhatsupp me pacientët për t’i komunikuar recetën.dhe më pas farmacisti përgatit barnat dhe mundëson dërgimin pranë banesës. Në momentin e dorëzimit sipas udhëzimit duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze distanca 1.5 m largësi dhe për të garantuar gjurmueshmërinë prapa recetës së marrë duhet që pacienti të nënshkruajë që e ka marrë.