Pak javë më parë, moderatorja Jonida Vokshi pranoi se është në pritje të ëmbël.Pas shumë aludimesh, ajo më në fund tha se do të sjellë në jetë një fëmijë, por pa zbuluar më tepër detaje.Megjithatë me anë të një fotoje të publikuar pak më parë, bukuroshja ka treguar detajet kryesore të shtatzënisë.Teksa është duke u relaksuar në një pishinë së bashku me partnerin e saj në foto ajo shkruan: “Ne të dy relax, babi me mision, na bën foto. Java e 25-të e shtatzënisë”.