Nga Brizida Gjikondi
Njeriu shikon jashtë atë që ka brënda, kapet mbas gjoja të keqes më të vogël se të keqen e ka në ekzistencë, dhe e vogël e madhe, ç’rëndësi ka, ajo është e keqe…. Kur ko rruptimin e ke në ekzistencë, e justifikon atë jashtë teje, e promovon, e mbron, e brohoret. Mendoj që këto mund të jenë ndër rrjeshtat e fundit që shkruaj për këtë kastë kri minale politike. Pasi kam vendosur ta lu ftoj duke e inj oruar pasi vëmëndja e ushqen të keqen, injorimi e kalb. 12 vjet të shkuara kam patur një eksperiencë të shkurtër politike me Presidentin e tanishëm, por pa u zgjatur po shpreh vetëm një konstatim personal, momentin që ai për plaste grushtin me fuqi në tavolinë “me idea zëm” dhe ligj ëratë të e gër kundër “kri minelëve” Berisha dhe Rama, pikërisht atëherë ai kish ngritur pazarin dhe zgër dhihej përbrënda me idealizmin e ne “bud allenjëve” që e shikonim me vlerësim. Koha më dha të drejtë. Prej 2008 që atë qënie e shikoj në distancë, kohë e gjatë, pazare dhe grus hta dhe zgërdh eshje pa fund.. e mbrëmshmja ish thjesht një konfirmim monoton i kalbëzimit të tij dhe të një pjese të shoqërisë shqiptare.
Kush ne verit dhe distancohet nga kjo kastë politike që e ka sh qyer Shqipërinë nuk shkon as tek Rama as tek Meta as tek Berisha e Basha, por ndez qiriun e vetëdijes kombëtare, sic thoshte nënë Tereza, “mos m allko errësirën por ndiz një qiri” Në 30 vjet kjo kastë k riminale vetëm është ricikluar, vetëm ka aktruar, i ka përdorur shqiptarët si bagëti që i tërheq me një tufë jonxhe poshtë hundës drejt greminës së vetvetes.Harmonia e tyre provohet qoftë edhe me një provë mediokre, në 30 vjet këta janë m allkuar, janë sharë, na kanë vr arë, janë bashkuar e ndarë, por kurrë, kurrë, mbas rotacionit të pushteteve nga pseudo e djathta tek pseudo e majta ose anasjelltas nuk kemi parë qoftë dhe një hetim ose procedim penal ndaj ministrave ose titullarve të njëri tjetrit, që kur janë në opozitë i bëjnë të vde kur, por kur vijnë në pushtet i amnistojnë dhe heshtin si sku tha, askënd nuk e gjen asgjë… aq sa korr uptimi dhe kri minalizimi i tyre ka kaluar ne shoqerine shqiptare si normalitet, dhe kjo te trondit shpirtin.
Prote sta e mbrëmshme bëri skanerin e kalbëzimit të nje pjese te shoqërisë shqiptare, askush nuk ish për të ndjerën Kushtetutë, aty ishin ata që ndajnë gjallimin korruptiv njësoj si Meta, që urrejnë Ramën si konkurent ko rrupsioni jo si simbol ko rruptimi. Protesta e djeshme tregoi se shoqeria idealiste shqiptare ka luf të të gjatë dhe të egër me pjesën më të keqe që e ka brënda vetes, e keqe që është aq e paf ytyrë sa fshihet mbrapa Flamurit Kombëtar. E keq e, që kur ti bëhet skaneri i pasurive personale do lla htaris të madh dhe të vogël, pasuri të përbi ndshme të arritura me rrjepjen e skalpit të këtij populli, ndërkohë ky popull ja besoi Shqipërinë që ta përparonte dhe nderonte ndërkombëtarisht, e degdisi atë në humnerat e ekzistencës dhe dinjitetit kombëtar. Po a ka shpresë, sigurisht që ka… unë e kam ndezur Qiriun tim..