Mjeku i njohur i Infektivit, Tritan Kalo, beson se shqiptarët do ta kalojnë këtë periudh dramatike të krijuar nga koronavirusi.
Kalo shkruan në Facebook se me mirëbesim reciprok, me thjeshtësi dhe larg politizimeve e militantizmave të pabukta, do ja dalim me siguri.
Ai shpreh falënderim për të gjithë heronjtë që po përballen në këtë betejë ndaj më tinzarit armik Sars-Cov2.
“Një surprizë mëse inkurajuese në këto kohë Covidiane-19, nga i supertalentuari Peon Sadiku, djali i mjekut të shquar Rabit Sadiku, mjeshtrit të Akupunkturës në Trojet Arbërore nga qyteti i Gjilanit, të Shqipërisë së andej Drinit…..Ju jam shumë mirënjohës….ne kurdoherë jemi vetëm një dhe të pandarë, ndaj po së bashku ne do tia dalim mbanë…..
Heronj në këtë betejë ndaj më tinzarit armik Sars-Cov2, të cilët janë po ashtu edhe heronjtë e mi, janë të gjithë : mantelbardhët, Infermjerët, Imazheristët, Farmacistët, Laborantët, Administratorët, Sanitaret, Shoferët, Policët, Ushtarakët, Furrtarët, Punonjësit e shërbimeve, etj, të cilët sakrifikojnë ditë e natë, për tju siguruar kushtet optimale të prekurve nga Covid-19….sup më sup, me mirëbesim reciprok, me optimizëm, me thjeshtësinë që na imponon profesionalizmi ynë larg politizimeve e militantizmave të pabukta, ne me siguri që do tia dalim mbanë!!!”, shkruan Kalo.
#tijeheroiim #tritankaloPROF Tritan Kalo TI JE HEROI IM!PROF TRITAN KALO YOU ARE MY HERO!#youaremyhero #tritankalo
Gepostet von Rabit Sadiku am Freitag, 27. März 2020