Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha e përbashkët europiane shënoi rritjen më të fortë me bazë vjetore.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.84 lekë, duke u rritur me 0.81 lekë, në krahasim me fundin e javës së kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në një vit, që prej marsit të vitit të kaluar.

Në tregun valutor sot pozitat i kanë forcuar edhe valutat e tjera. Dollari këmbehet me 114.45 lekë, ose 1.08 lekë më shumë. Mbiçmimin më të madh e shënoi paundi britanik me 3 lekë më shumë, në 133 lekë.

Rritja e euros është dhe reflektim në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët e ka marrë veten tre ditët e fundit, duke u këmbyer ditën e sotme me 1.086 dollarë, nga 1.07 që zbriti pak ditë më parë.