Në tregun e këmbimit valutor vendas të martën, euro u këmbye me 130.66 lekë ose 0.40 lekë më pak se një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër ameriikane është forcuar me 0.45 lekë duke u këmbyer sot me 118.75 lekë.
Ndryshe nga paundi britanik që u forcua me 00.8 lekë, franga zvicerane u zhvlerësua me 0,48 lekë . Monedhat këmbehen respektivisht me 146.25 lekë dhe 123.30 lekë.
BSh bën të ditur se, vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.