Si mund të përgatiteni më së miri për javë të tëra qëndrimi në shtëpi nga koronavirusi? Më poshtë janë disa këshilla nga ata që tashmë e kanë kaluar vetë-karantinimin në Kinë, duke na treguar se si të mbijetojmë psikologjikisht në karantinë. Mos na keqkuptoni, kjo nuk është përgatitje për “apokalips”, por duhet ta përgatitni veten për një përvojë stresuese, por të përkohshme, duke u përqendruar në aspektin psikologjik më shumë sesa në atë shëndetësor.
1.Përgatitni gjërat thelbësore
Blini maska, dezinfektues, zbardhues dhe doreza për të paktën një muaj dhe çdo detergjent jetësor shtëpiak. (Nuk është e qartë se sa ndihmojnë maska në të vërtetë jashtë, por të paktën ajo do t’ju ndalojë të prekni fytyrën me duar.) Shmangni ilaçet që dobësojnë sistemin imunitar, siç janë antibiotikët. Pirja e duhanit përkeqëson mundësinë e zhvillimit të pneumonisë; përpiquni të hiqni dorë sa më shumë që të keni mundësi.
Mungesat e ushqimit nuk kanë qenë një çështje shqetësuese në Kinë apo Itali, por mund të ulni sistemin imunitar nëse blini për një muaj ushqim jo të shëndetshëm. Supat rekomandohen veçanërisht për shumëllojshmërinë dhe lehtësinë e përgatitjes nëse janë të si dhe vlerën e rehatisë. Nëse jetoni në një qytet ku nuk ka furnizim me ujë të pijshëm, bëni mirë të blini ujë në shishe për një muaj. Frutat dhe perimet e freskëta shpesh janë gjërat më të vështira për t’u ruajtur kështu që blini tableta me vitamina, veçanërisht vitamina C.
2.Cfarë nuk duhet të harroni
Shqetësimi kryesor në Kinë për shumicën e njerëzve nuk qene ushqimi ose uji, pasi agjencitë qeveritare i japin përparësi furnizimit. Ka qenë mungesa e nevojave të tjera shtëpiake, veçanërisht pasta e dhëmbëve dhe shampoja. Në Hong Kong dhe Itali gjithashtu kanë mbaruar në masë letra higjienike, ku zinxhiri i furnizimit është veçanërisht i prekshëm. Nëse keni kafshë në shtëpi, ushqimet për kafshë shtëpiake janë thelbësore.
Disa njerëz në karantinë sugjeruan blerjen në masë të çokollatës dhe karameleve. Kjo është një ide e shkëlqyer, pasi është shumë e rëndësishme të konsumoni gjera që ju bëjnë të ndiheni mirë.
3.Përgatituni financiarisht
Bizneset e vogla dhe të mesme në Kinë dhe Itali janë buzë të kolapsit. Dhe ndërsa firmat në Kinë kanë paguar pagat, nën presionin e qeverisë, duhet të filloni të mendoni se çfarë do të thoshte për ju një muaj pa të ardhura ose të ardhura të ulta. Duhet të jeni të përgatitur financiarisht për të përballuar të paktën një muaj në izolim.
4.Ndërtoni rutinë dhe shijoni pushimet
“Për mua, karantimi filloi si një panik, vazhdoi me shikimin e vazhdueshëm të filmave, kaloi në pakënaqësi dhe zemërim për kufizimet e lëvizjes dhe u venit mërzitje, por më pas filluan të më pelqënin rutinat e reja, “tha Adam Robbins, një amerikan i izoluar prej muajsh në Shenzhen.
Shumë njerëz kanë filluar të luajnë videolojëra por edhe lojëra të tjetra si domino apo letra. Gatimi, kujdesi për bimët, dhe kafshët shtëpiake kanë provuar gjithashtu të jenë shumë pozitive. Kina ka kaluar tashmë në klasa online, ku të gjithë nxënësit po mësojnë nga shtëpia.
5. Përgatituni për më shumë kohë me fëmijët
“Fëmijët janë më të prekurit”, ishte këshilla e një burrë kinez, i cili ka qenë në izolim me gruan e tij dhe djalin 2-vjeçar në një apartament që nga viti fundi i janarit. Sipas tij, duhet të bëni të njëjtat përgatitjetqë do të bënit për një udhëtim të gjatë me fëmijë të vegjël.
Prindërit këshilluan, në veçanti, lirimin e një hapësire për ushtrime fizike dhe lojëra për fëmijët, jo vetëm për të lehtësuar mërzitjen, por për t’i lodhur fëmijët në mënyrë që të flenë më gjatë.
Lyman Stone, një amerikan që merret me fëmijë e mbërthyer në shtëpi në Hong Kong thotë se rekomandimi më i madh është të gjeni rrezet e diellit. “Nëse mund të lini ndërtesën dhe të luani në një park bëjeni. Nëse mund të uleni vetëm në një ballkon, bëjeni”.
Dhe nëse nuk keni fëmijë, mos prisni të kaloni kohë argëtuese. Sic rrëfeu një grua në Kinë, “nuk ka asgjë më pak seksi se të mbërtheni në një dhomë me partnerin tuaj për një muaj.”
6.Mos udhëtoni
Izolimi ka qenë veçanërisht shkatërrues në Kinë për dhjetëra miliona njerëz që planifikonin të vizitonin familjet gjatë Vitit të Ri Lunar dhe kanë përfunduar të bllokuar për javë të tëra larg shtëpive të tyre. Disa udhëtarë mbetën të pastrehë, pasi u qytetet ku udhëtuan u vendosën në karantinë. Njerëz të tjerë janë detyruar të mbështeten në bujarinë e miqve ose të huajve. /“Foreing Policy”