Masë parandaluese për përhapjen e Covid-19 është qëndrimi në shtëpi, mirëpo nuk janë të paktë njerëzit që duhet të dalin për të shkuar në punë ose për nevoja të tjera jetike. Ndaj për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Vendosni maskë dhe doreza kur dilni nga shtëpia. Tregohuni të kujdesshëm në momentin që do të duhet t’i hiqni, pasi virusi mund të gjendet në sipërfaqen e tyre.
Si të mbroheni nga koronavirusi kur ju duhet të dilni nga shtëpia
2. Mos prekni gojën, sytë dhe hundën.
Si të mbroheni nga koronavirusi kur ju duhet të dilni nga shtëpia
3. Distancohuni nga njerëzit. Idealja do të ishte të mbanit një distancë prej 2 metrash, por në pamundësi qëndroni të paktën 1 metër larg. Mos shkoni në supermarket nëse shihni që ka shumë njerëz. Prisni radhën jashtë.
Si të mbroheni nga koronavirusi kur ju duhet të dilni nga shtëpia
4. Dezinfektoni duart nëse jeni rrugës për diku dhe lajini me ujë dhe sapun sapo të keni mundësi.
Si të mbroheni nga koronavirusi kur ju duhet të dilni nga shtëpia
5. Mos u jepni dorën njerëzve, mos u puthni dhe përqafoni. Mjaftohuni me një përshëndetje. Është kohë pandemie, askush nuk do t’ju mërzitet.
Si të mbroheni nga koronavirusi kur ju duhet të dilni nga shtëpia
6. Ajrosini rrobat përpara se t’i vendosni në dollap. Mos i shkundni.