Vitamina C “shumë efikase”, aq sa përdoret si ilaç për të sëmurët në spital. E pastaj, pirja e ujit dhe pijeve të nxehta, sepse temperaturat e larta vrasin virusin, ose konsumi i lëngut të qepës. Janë të ndryshme lajmet e rreme (fake news) për koronavirusin që po shpërndahen në media dhe në internet. Të gjitha janë false, sikurse saktësojnë ekspertët. “Jemi në një epokë jo shumë ndryshe nga ajo e murtajës të përshkruar nga Alessandro Manzoni, por e vërteta është që për këtë virus shumë gjëra akoma nuk i dijmë dhe ka shumë për të mësuar “ shprehet Massimo Puoti, drejtor i repartit të sëmundjeve infektive në Milano.
“Thënë kjo, është e vërtetë që në këto ditë po qarkullojnë shumë pasaktësi dhe ka shumë qytetarë që pretendojnë teoritë e tyre dhe atë që dijnë, duke shpresuar se mund të na japin një dorë kështu” vijon ai. Mes pasaktësive është edhe njëra që po qarkullon në rrjetet sociale, edhe pse është false: është lajmi se një infermiere apo doktoreshë, që bën me dije se në disa spitale milaneze po përdorin me sukses te të sëmurët me koronavirus vitaminën C, aq sa u japin nga 1-2 gramë në ditë, si pilula, si masë parandaluese. Sikurse saktëson virologu i universitetit shtetëror të Milano, Fabrizio Pregliasco “është dukshëm një lajm fals. Sikurse dihet prej vitesh, vitamina C ka funksion antioksidues dhe mund të ndihmojë, por jo të shërojë e as të parandalojë koronavirusin”. Padyshim, shton Puoti, “lëngu i portokallit nuk të bën aspak keq, veçse nëse je diabetik, sepse në përgjithësi vitamina C ka një efekt mbrojtës nga infeksionet respiratore dhe merret mjaftueshëm përmes ushqimeve”.
Ta marrësh si suplement, nëse nuk jepet me përshkrim nga mjeku, mund të shkaktojë dë me për shëndetin. Një lajm i rremë tjetër që po qarkullon, nënvizon Puoti, “është ai që të pirja e pijeve të nxehtë apo shpërlarja e gojës me ujë të nxehtë ndihmon në eleminimin e virusit. Edhe kjo është false”. Për të vr arë virusin, nuk do të duhej të pinim ujë përvelues, çka do të dëmtonte muret e brendshme të gojës dhe ezofagun”. E në fund, ka edhe nga ata që kanë përdorur lëngun e qepës për t’u mbrojtur nga virusi, por në këtë rast, e mbyll Puoti “efekti i vetëm është se të ndihmon të mbash distancën sociale për të evituar infektimin…” Kuptohet, për shkak të erës së keqe. ANSA