Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar vendim të duhur në kohën e duhur, njoftimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për anulimin e faljes së namazit ditën e premte si dhe masat e tjera për shkak të koronavirusit. Rama shpreh respektin për KMSH dhe thotë se ky ishte mesazhi më kuptimplotë që mund t’i jepte popullit.
““KUR BIE EPIDEMIA AS MOS SHKO ATY KU KA RËNË AS MOS LËVIZ NËSE BIE ATY KU JE”, porosit Profeti Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të?
? RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT për KOMUNITETIN MUSLIMAN QË VENDOSI ANULLIMIN E FALJES SË NAMAZIT DHE TË ÇDO TUBIMI NËPËR XHAMI?
KY ËSHTË JO VETËM VENDIMI I DUHUR NË KOHËN E DUHUR, POR EDHE MESAZHI MË KUPTIMPLOTË QË KOMUNITETI MUSLIMAN MUND T’i JEPTE MBARË POPULLIT SHQIPTAR?
FALEMINDERIT?”, shkruan Rama.