Teksa numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka kapur shifrën 23, Bashkia e Korçës ka ndërmarra disa masa mbrojtëse për frenimin e mëtejshëm të COVID-19.
Deri tani janë marrë këto masa:Mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore çerdhe, kopshte, shkolla.Mbyllja e të gjitha Qendrave Ditore Të Kujdesit Social për fëmijë dhe të moshuar.Mbyllja e Qendrës Ditore të Zhvillimit Atelie.Kufizimi i lëvizjeve dhe vizitave në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit dhe Shtëpinë e Foshnjës.Mbyllja e sporteleve të ofrimit të shërbimeve pranë bashkisë, rajoneve dhe njësive administrative dhe kalimi i ofrimit të shërbimeve online.Pezullimi i të gjithë kalendarit të aktiviteteve kulturore dhe artistike.Mbyllja e muzeumeve.
Mbyllja e Bibliotekës Publike. Pezullimi i veprimtarëisë së Qytezës së Fëmijëve.Dezinfektimi periodik i mjeteve të transportit urban dhe rrethqytetas dhe është pezulluar lëvizja e tyre.Janë dezinfektuar Qendra Rezidenciale e Zhvillimit dhe Shtëpia e Foshnjës.Dezinfektimi i konteniereve dhe vendeve të grumbullimit të mbetjeve.Mbyllja e Tregut Industrial pranë ish UMB.Pezullimi i aktiviteteve sportive jashtëshkollore në të gjitha palestrat e shkollave.Gjithashtu me qëllim shmangien e kontaktit fizik dhe grumbullimin e personave Shërbimet e sporteleve të Bashkisë Korçë, rajoneve dhe njësive administrative ofrohen online, nëpërmjet numrave të telefonit dhe kutisë postare.Janë pezulluar të gjitha lejet e shfrytëzimit të hapësirave publike nga baret dhe restorantet. Nuk do të ketë asnjë tavolinë jashtë lokaleve nderkohë që tavolinat brenda duhet te respektojnë distancën e lejuar 2 m larg njëra-tjetrës.Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit vazhdojnë punën sensibilizuese në hapësira publike, parqe dhe lulishte për të mos lejuar grumbullimin e qytetarëve. Ekipet e Drejtorisë së Kontroll Territorit po kryejnë kontrolle të vazhdueshme në bare dhe restorante për respektimin e masave parandaluese.