Një nga masat e marra nga Bashkia e Tiranës është reduktimi i punonjësve. Në mbledhjen e me shtabin e emergjencave në Tiranë, Veliaj tha se punonjësit e Bashkisë mbi 60 vjeç do të marrin një periudhë pushimi si dhe nënat.

“Do bëjmë një konsultim me kryeministrit. Çdo drejtori të dakordësojë me stafet e veta, që të vijnë një orë për të firmosur për të mos ndaluar punën e qytetit, po aq punë që mund të bëjnë nga shtëpia, t’i bëjnë atje, veçanërisht për nënat. Të marrin shembull dhe bizneset private, ka kohë për të fituar”, tha Veliaj.