Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se 3 mijë vullnetarët të cilët i janë bashkuar thirrjes për të kontribuar në situatën e krijuar prej koronavirusit, janë shembull solidariteti nga ana e profesionistëve të shëndetit.
“Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit.
3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentët e mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate”, -thotë Manastirliu.
Sipas saj, me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit.