Në pikat kufitare të qarkut Kukës vijojnë kontrollet shëndetësore për koronavirusin. Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit Zija Sula shprehet se ka mungesë të maskave dhe masave mbrojtëse. Sipas tj në tre doganat e qarkut Kukës, punonjësit e kufirit nuk kanë maska mbrojtëse përveç punonjësve që i kanë blerë vetë. Gjatë një takimit me prefektin e Kukësit, ai ka kërkuar vënien në dispozicion të pajisjeve mbrojtëse për punonjësit e policisë kufitare.

Në Kukës ka nisur dezinfektimi i të gjitha mjediseve publike. Pas mbylljes së shkollave dhe institucikneve të arsimit parashkollor bashkia e Kukësit nisi procesin e dezinfektimit me preparate kundër semundjeve infektive në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë Kukës. Procesi dezifektimit është shtrirë edhe në mjetet e transportit publik që shërbejnë në linjat ndërqytetase dhe interurbane. Dizenfektimi i ambienteve është bërë edhe në Spitalin Rajonal të Kukësit