Interi ka vërtet përmasa globale (sikurse ka dhe emrin Internacional). Me presidentin Steven Zhang po e dëshmon qartësisht këtë gjë, sidomos në pandeminë e “Coronavirus”. Të gjithë për të ndihmuar spitalin “Sacco”, në kërkimin e vaksinës “Covid-19”. Kjo është nisma e fundit e klubit zikaltër. Nga lojtarët deri tek i fundit i punonjësve, duke kaluar nëpër stafin teknik, Interi ka mbledhur 500 mijë euro për t’ia dhuruar strukturës së njohur mjekësore milaneze, e vënë në radhën e parë të lu ftës kundër “Coronavirus”. Jo vetëm kaq. Ky donacion dëshiron të jetë një pikë fillimi, sepse përmes rrjeteve të tyre sociale, zikaltrit kanë nisur edhe një fushatë të mbledhjes së fondeve, që do të shkojnë për Departamentin e Shkencave Biomjekësore dhe Klinike të Sacco në Milano.

Nisma u konceptua në bashkëpunim me Fondacionin “Francesca Rava – NPH Italia Onlus”. Më parë, presidenti Zhang dhuroi 100 mijë euro, si dhe dërgoi maska e produkte shëndetësore në qytetin e Wuhan (Kinë) dhe spitalin Sacco (Milano).