Kreu i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka sugjeruar që për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe në shtetet e rajonit, në Kosovë duhet të shmangen tubimet publike.
Ahmeti ka theksuar se nuk ka vend për panik dhe shprehet se shmangia e turmave do të ishte një masë parandaluese për koronavirus. Ai ëshstë shprehur se ka gjasat shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara.
Postimi i plotë i Ahmetit: Tashmë është e konfirmuar që gati çdo shtet i regjionit ka raste të konfirmuara të koronavirusit. Kjo do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara. Përderisa i përgëzoj institucionet për vigjilencën deri tani, tanimë po i shohim reagimet e krejt shteteve tjera që po reagojnë në ndalimin e përhapjes disa ditë pasi që po konfirmohen shumë raste. Mirë do të ishte që si Kosovë që nga tani t’i suspendojmë tubimet e mëdha publike si parandalim e jo më vonë si reaksion. Nuk ka vend për panikë, vetëm se ka hapërsirë për të ndaluar përhapjen e virusit i cili po mund edhe shtetet më të zhvilluara e më të organizuara se Kosova.