Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile, Ogerta Manastirliu, deklaroi këtë të hënë se në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus. Gjatë fjalës së saj në Parlament, ajo tha se të gjitha rastet që janë testuar si të dyshuar me COVID-19 kanë rezultuar negative. “Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi deri në këto momente që flasim. Janë realizuar disa teste në raport me disa persona që kanë pasur simptoma po kanë rezultuar negativë. 31 raste të testuara rezultojnë negative”, tha ministrja.
Manastirliu u shpreh se në javë monitorohen rreth 14 mijë udhëtarë, ndërsa në kufi janë dyfishuar pikat e kontrollit mjekësor. Ministrja tha se më shumë se 1 mijë udhëtarë që po skedohen, ndërsa po bëhet një punë e rëndësishme sa i përket mbrojtjes së personelit. “1 milion dollarë i janë shtuar spi taleve për të rritur stokun e mbrojtjes së personelit”, u shpreh ministrja.