Në vetëm 24 orët e fundit 514 persona të tjerë kanë vdekur në Spanjë, duke rritur numrin e viktimave nga koronavirusi në 2696. E ndërsa numri i infeksioneve u rrit në 40,000, sipas qeverisë në 24 mars.

Ndërsa autoritetet shëndetësore po rrisin numrin e testeve, numri i njerëzve që janë diagnostikuar me koronavirus u rrit me gati 20%, në 39.673, sipas ministrisë së shëndetësisë.

E po ashtu në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve tregoi një rritje prej 23.5% ndaj shifrave nga e hëna.

Shifrat e reja erdhën kur qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez duhej të kërkonte miratimin e parlamentit për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për dy javë shtesë, deri në 11 Prill, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Zyrtarët shpresojnë se niveli i infeksioneve do të arrijë kulmin brenda ditëve në vijim.