Leo Mesi është një nga futbollistët më familjarë. Ylli i Barcelonës e shijon shumë kohën e shpenzuar me fëmijët e tij dhe sa herë ka mundësi kalon momente të paharrueshme me ta.
Së fundmi, me përhapjen e frikshme të Covid-19 ai ka mundësinë të çmallet plotësisht dhe fëmijët e tij dhe të shijojë në maksimum këtë mundësi që i është dhënë.
Në një postim në “Instagram” ylli i Barcelonës i sugjeron të gjithë të shfrytëzojnë momentet që nuk kanë pasur mundësi t’i kalojnë më parë dhe të kënaqen nën praninë e vazhdueshme të familjes.
Leo ka një përshëndetje të madhe për mjekët që po punojnë në shërimin e pacientëve ndaj koronavirusit dhe ka besim se të gjithë bashkë do e kalojmë këtë pandemi.
“Janë ditë të vështira për të gjithë. Ne jetojmë të shqetësuar për atë që po ndodh dhe duam të ndihmojmë ta vendosim veten në vendin e atyre që po vuajnë, mjekëve qoftë sepse sëmundja mund të prekë direkt ata ose familjen dhe miqtë e tyre, ose sepse ata janë duke punuar në vijën e parë për ta luftuar atë në spitale dhe qendra shëndetësore.
Unë dua të dërgoj shumë forcë për të gjithë ata. Shëndeti gjithmonë duhet të vijë i pari.
Është një moment i jashtëzakonshëm dhe ju duhet të ndiqni udhëzimet e organizatave shëndetësore dhe autoriteteve publike. Vetëm në këtë mënyrë ne mund ta luftojmë atë në mënyrë efektive.
Është koha për të qenë të përgjegjshëm dhe të qëndroni në shtëpi. Është gjithashtu koha perfekte të shijoni momente që nuk mund t’i keni gjithmonë.
Një përqafim dhe shpresojmë se mund ta kthejmë këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Leo.