Duke marre parasysh se qe ne si popull ndahemi ne 2 kategori: “paniksjellesit” dhe “rehatndjellesit”, nuk eshte e nevojshme as te perhapim panik por as te jemi te shkujdesur e mosbesues se asgje nuk do te ndodhe. Me e nevojshme eshte te thyejme mitin se eshte vetem nje lloj gripi ku rrezikohen vetem te moshuarit dhe ata me semundje shoqeruese.

Koronavirusi/ Mjeku i QSUT: Më mirë t’ju qeshin sot, sesa

Nini Dede/

Me mire t’ju qeshin sot, sesa t’ju qajne neser !

Jemi gati 72 ore nga publikimi i rastit te pare me COVID-19 ne Shqiperi dhe secili nga ne mendon se eshte akoma duke pare nje film “fiction” nga ata te ngjashmit qe jepen cdo dite.Disa te tjere mendojne se eshte thjesht nje ” loje” e cila po u jep mundesi argetimi, kohe te lire takimi e shetitjesh me miq dhe te aferm, apo duke shkuar me larg si mundesi zhvillimi biznesi apo te berit politike.

Ne kendveshtrimin tim si mjek, me keqardhje me lejoni t’ju them se nuk eshte koha per asnjeren nga keto me lart. Nuk eshte koha as per te nxjerre rolin e mjekut si hero, kur ne fakt i tille ka qene dhe do te mbetet gjithmone.
Neqofte se do te rishkruaja udhezimet e OBSH ne lidhje me masat e rrepta higjeno-sanitare dhe domosdoshmerine e izolimit e te ndenjurit ne shtepi,te cilat ne fakt po bejne xhiron e botes, askush nuk do te lexonte me poshte dhe ky shkrim do te perfundonte ketu.

Por e verteta eshte se ne kushte te tilla, me te rendesisheme se gjithcka jane sensibilizimi dhe ndergjegjesimi.Duke marre parasysh se qe ne si popull ndahemi ne 2 kategori : “paniksjellesit” dhe “rehatndjellesit”, nuk eshte e nevojshme as te perhapim panik por as te jemi te shkujdesur e mosbesues se asgje nuk do te ndodhe.

Me e nevojshme eshte te thyejme mitin se eshte vetem nje lloj gripi ku rrezikohen vetem te moshuarit dhe ata me semundje shoqeruese.
Ky virus eshte ende ne studim te vazhdueshem mjekesor e shkencor dhe ka ende pikat e erreta edhe ne lidhje me menyren e transmetimit e aq me teper te mjekimit.

Te mos harrojme se para vitit 1928 kur Alexander Fleming zbuloi penicilinen, askush nuk e kuptonte se si mund te vriteshin disa mikro-organizma te vogla qe nuk shiheshin me sy, te quajtura BAKTERE, por qe merrnin jete njerezish edhe mbi nje plage te rendomte te infektuar.

Sot ne eren e antibiotikeve, cdokush ka pare se ne sallen e operacioneve, mjeket dhe personeli mjekesor mbajne maska, kapuce e doreza sterile dhe zbatojne rregulla te forta asepsie per te parandaluar infeksionin postoperator, edhe pse jane te sigurt se kane nje larmishmeri antibiotikesh dhe jo vetem penicilinen e Flemingut.

Ne rastin e nje VIRUSI ne pergjithesi i cili eshte gati 1000 here me i vogel ne permasa sesa BAKTERI, dhe qe pervec njeriut mund te infektoj edhe vete bakterin, cdokush duhet te gjykoje qe ai eshte akoma me i rrezikshem.

Dhe kur specifikisht behet fjale per COVID-19 , nje virus te ri, akoma te “paeksploruar” totalisht, kujdesi dhe rrezikshmeria ( te cilat ecin paralel), shumefishohen per te kuptuar te verteten.

Por nese rrezikshmeria ekziston si faktor konstant, kujdesi ngelet nje variabel i ndryshueshem te cilin e kemi neve ne dore.

JU LUTEM : me kujdesin tuaj jepini kohe studiuesve, mjekeve, virologeve apo shkencetareve duke mos e shperdoruar kohen tuaj ne dem te tyre dhe te jetes suaj ; duke mos lejuar femijet tuaj te luajne grumbull prane lagjes edhe pse shkollat u mbyllen, nderkohe qe vete jeni ne kafene duke ironizuar e qeshur me kalimtarin e rradhes qe ecen me nxitim drejt shtepise me masken apo dorezat e tij veshur.

Edhe ne qofshi ju ai kalimtari, mos keni frike dhe turp te merni pjese ne mosperhapjen e kesaj epidemie se askush nuk do t’ju qeshe.

POR… edhe sikur te ndodhe kjo : ME MIRE T’JU QESHIN SOT SESA T’JU QAJNE NESER!

Nini Dede