Doktoresha britanike Katie Sanderson ka shprehur shqetësimin e madh për të gjithë qyettarët që nuk respektojnë rregullat e vendosura nga qeveria, ndërkohë që koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Teksa po këshillonte familjen e një personi të infekuar nga koronavirusi, dhe që ishte në prag të vdekjes, ajo mori një foto në telefonin e saj ku shfaqeshin turma njerëzish teksa vraponin në parkun verior të Londrës.
“Kjo është për t’i rënë murit me kokë”, thotë mjekja 32-vjeçare, duke mos fshehur indinjatën ndaj qytetarëve që shpërfillin rregullat ndërkohë që koronavirusi vijon të vrasë njerëz.
“Këta njerëz po kontribuojnë qëllimisht në vdekjen e personave të tjerë përgjatë dy javëve të ardhshme”, thotë Sanderson.
Rritja e shpejtë e numrit të viktimave nga koronavirusi në Itali dhe Spanjë, ka bërë që këto dy vende të kthehen në epiqendrën e krizës së koronavirusit në Europë. Të dyja këto vende tashmë regjistrojnë numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 sesa Kina.
Të dielën e kaluar, kryeministri britanik Boris Jonson njoftoi vendosjen e masave të ashpra si dhe ndalimin e daljes së qytetarëve në rrugë.
Ndërkaq, spitali në veri të Londrës është përshtatur për të pritur numrin e të infektuarve në rritje me koronavirus.