Mero Baze

 

Mu në mes të krizës më të rënd shëndetësore të kësaj epoke, debati politik në Shqipëri dhe Kosovë, duket se e shikon koronavirusin si një projekt të mundshëm politik dhe jo si krizë epidemiologjike. 

Qeveria e Kosovës rrezikon të humbas mbështetjen në Kuvend, pasi Kryeministri Albin Kurti, ka shkarkuar në mënyrë të njëanshme, një ministër, të cilin e konsideron “bashkëpuntorë” të opozitës kundër tij. 

Shkarkimi me sa duket ka qenë llogaria e Albin Kurtit, për ti detyruar partnerët në koalicion të ulnin kokën para tij për shkak të krizës koronavirusit, ose të akuzoheshin se po shkatërronin qeverinë në mes të krizës. 

Tani që LDK me sa duket nuk po tërhiqet, rezultati do jetë i njëjtë, edhe sikur të ketë qenë e vërtet paranoja e Albin Kurtit, që ministri i tij, po flirtonte me kundërshtarët për ta rrëzuar, duke vendosur gjendjen e jashtzakonshme në parlament.

Në të vërtet shpallja e gjendjes së jashtzakonshme, është një vendim që duhet ta marrë qeveria nëse ka nevojë, por në rastin e pandemisë, shpallet gjendja e jashtzakonshme shendëtsore që është një plan veprimi nën drejtimin e qeverisë.

Ideja se shpallja e gjendjes së jashtzakonshme, ja jep kopetencat presidentit, ka kuptim kur vendi humbet kontrollin dhe zhytet në kaos, apo luftë civile dhe jo kur duhet të respekotj oraret e karantinës.

Në këtë aspekt, Albin Kurti ka të drejt të mbroj idenë që nuk ka nevojë për gjendje të jashtzakonshme, por jo të shkakrkoj ministër për këtë shkak, pasi paranoja e tij ndaj gjendjes së mundëshme të jashtzakonshme, ka krijuar një krizë dhe më të madhe se mund të ishte tentimi për ta zhvlerësuar rolin e tij si kryeministër në këtë krizë. Ai praktikisht mund të ik nga kryeministër, mu në mes të krizës, nëse nuk tërhiqet nga vendimi i tij dhe nuk gjen gjuhën me LDK.

Në Shqipëri kundërshtarët e qeverisë po ashtu janë përfshirë në rekomandime bajate për krizën, dhe sillen sikur qeveria ka një plan kundër popullit dhe ata po e zbulojnë, me idenë se kjo krizë zhduket, vetëm nëse bashkqeverisin ose siç thoshte ajo sms e Enit “të ulej Luli në vend të Ramës”. 

Nuk di pse u është fiksuar që masat e qeverisë, karantina e ashpër, apo dhe dalja e policisë dhe ushtrisë në rrugë, janë masa që nuk luftojnë koronavirusin, por opozitën. Në fakt opozitën nuk ke ku ta gjesh më, dhe nëse vendos ta luftosh, pasi Lulzim Basha e Sali Berisha, e kanë zhdukur nga parlamenti dhe bashkitë. Dhe Voltanën që kanë lënë në Shkodër, e shikoni se çfarë po bën duke nxit qytetarët të shetisin rrugëve, si shenjë opozite ndaj qeverisë, duke i bërë gjëmën qytetit.

Por ajo që është interesnate është se kundërshtarët e qeverisë në Shqipëri njësoj si në Kosovë flasin për gjendje të jashtzakonshme, por të njëjtët e kundërshtojnë idenë se në Kosovë duhet të ketë gjendje të jashtzakonshme. Pra, Berisha Basha apo kritikë të pavarur si Lubonja etj, mendojnë se Kurti në Kosovë bëri mirë që kundërshtoi gjendjen e jashtzakonshme ndërsa Rama, bën gabim që nuk shpall gjendjen e jashtzakonshme.

Arsyeja është e thjeshtë. Atje janë me Kurtin, këtu janë me Berishën.

Mjafton ky banalitet, për të kuptuar sa bajate është përfshirja e tyre në debatin për krizën e epidemsië së koronavirusit.

Si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri, epdiemia është një operacion që përballohet nga qeveria, ashtu si në gjithë botën. Aktorët e tjerë politikë përfshi Presidentin apo opozitarët e thjeshtë, duhet të mbështesin planin e qeverisë që diktohet nga autoritet shendetësore. Mungesat që kemi, dhe pafuqinë e sistemit, nuk e ndryshojmë dot, as këto muaj, as në vitet që vijnë. Ndaj është banale  dhe e lodhëshme dhe për qytetarët që të dëgjojnë çdo ditë dy plane, një plan veprimi nga qeveria dhe një plan opozitar, që në raste qesharake, përsërit të vërteta të njohura, ose në raste malinje, flet për miliona e miliarda, në një vend ku njerëzit shpresojnë të kenë bukë deri për dy muaj.

Bindja e tyre se koronavirusi mund të shktërroj botën e bashkë me të dhe qeveritë për të ardhur ata në pushtet, është një makth që ua bën më të vështirë karantinën. Duhet ta marrin më lehtë, se mund të zgjas ca dhe nuk dihet kë lë gjallë.