Liverpool është shumë afër titullit kampion këtë sezon, teksa është shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit në kampionat.

Tashmë Premier Liga është pezulluar dhe ekipi i Klopit po pret rinisjen e tij, për të vazhduar drejt titullit. Megjithatë një lajm aspak i mirë për Liverpulin vjen nga “The Athletic”.

Ky burim shkruan se disa klube të Premier Ligës kanë kërkuar anulimin përfundimtar, për shkak të problemeve që kanë hasur për shkak të Koronavirusit. Një lajm ky shumë i keq për Liverpooln, që është afër titullit që mungon prej rreth 30 vitesh.Drejtuesit e federatës duken të bindur që të vazhdojnë kampionatin dhe mendohet se nuk do i marrin shumë në konsideratë kërkesat për anulimin e kampionatit.