Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij të ‘Facebook’ një video rrëqethëse nga Italia, ku shihet se sallën e kishës brenda spitalit të Cremonës qëndrojnë afro 20 arkëmorte, me trupa të pajetë të personave që nuk mundën të fitonin betejën kundër COVID-19.

Kreu i qeverisë, duke dashur të sensibilizojë qytetarët, për të respektuar rregullat dhe për të qëndruar në shtëpi, thekson se kjo kronikë shpërben për të mbledhur mendjen top dhe për të rezistuar deri në fund.

MESAZHI I RAMËS
? CREMONA, ITALI, KRONIKË NGA FERRI I DHIMBJEVE MATANË DETIT, QË NA SHËRBEN PËR TË MBLEDHUR MENDJEN TOP DHE REZISTUAR DERI NË FUND, DUKE RESPEKTUAR LIGJIN E LUFTËS QË TË MOS BËHEMI PJESË E FERRIT PËR NJË DALJE KOT NGA SHTËPIA, PËR NJË MOSMBAJTJE RADHE ME DURIM NË PAZAR, PËR NJË HARRESË NË LARJEN E DUARVE?

*mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit kur shihni këtë video