Monika Kryemadhi duket se është kthyer në amvisë gjatë ditëve të karantimit në shtëpi për shkak të izolimit
Kryetarja e LSI është kthyer në kuzhinë dhe ka publikuar edhe video ndërsa bën pompa gjatë gatimit.
Por si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin Ilir Meta tani që duhet ta kalojnë gjithë kohën të izoluar së bashku?
Kryemadhi rrëfeu se gjatë këtyre ditëve nuk janë grindur por midis tyre ka pasur dashuria.
Por hodhi poshtë planet për një fëmijë të katërt duke u shprehur se për shkak të një operacioni nuk mund të lindë më, por i gëzohet 3 fëmijëve që kanë.
“Për hir të vërtetës ka plasur dashuria e madhe me Ilir, nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Mbas operacionit vitin e kaluar nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe i gëzohem 3 fëmijëve që kam dhe i lutem zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavaur”- tha ajo në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në 5”.
Ndërsa tregoi si e kalon pasditen me Presidentin: “Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj mbasdite, përdorim pak djath kackavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptur që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel.”
Kryemadhi shtoi se qëndrim në shtëpi ka pasur ndikim të mirë tek fëmijët e tyre.
“Mendoj që ka një ndikimpozitiv tek fëmijët sepse nuk janë yë vegjël por të rritur për shkak të jetës së tyre të kufizuar kanë mungesë informacioni por ndihen edhe të tërhqehur dhe kjo ka qenë e nevojshme. Me Borën flet shumë edhe për shkak të profesioneve,”- u shpreh ajo