Kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e kufijve me fqinjët për shkak të koronavirusit. Por, një qytetar mbrëmjen e sotme i ka ngritur kreut të qeverisë shqetësimin se pala greke në doganë do ta gjobisë për tejkalim të afatit të qëndrimit në zonën Schengen.

“Mirëmbrema Zoti Kryeminister Edi Rama! Po per te gjithe ata emigrantë qe i mbarojn ditet e pashaportë-s keto dite qe janë mbyllur doganat, dhe i bie qe te mari ‘gjobë’ 1200 €, sepse thyejnë ditet e qendrimit ne zonen Schengen, si do ti behet? Do beni ndonji marrëveshje me Kryeministrin Grekë per kete gje, sepse Greqia eshte i vetmi shtet qe vendos gjoba” shkruan ai.

LEXO EDHE:
Kufijtë u mbyllën/ Nga nesër në 06:00 Shqipëria në karantinë nga koronavirusi! Nga mesnata e së dielës keni 8 orë kohë për t’u kthyer në vendbanime
Edi Rama ka reaguar duke i premtuar atij dhe përmes tij qytetarëve të tjerë që kanë të njëjtin problem se nuk do të lejojë që të ndodhë një gjë e tillë. “E drejte shume por nuk do ta lejojme te ndodhe!” është garancia e kryeministrit.

Karantia jo vetëm që ka ndryshuar mënyrën e jetesës për qytetarët, por i vendos edhe përballë problemeve të ndryshme që kërkojnë zgjidhje, ndër të cilat afatet e dokumenteve. Dy ditë më parë lidhur me vlefshmërinë e pasaportave, kryeministri garantoi se personave që u mbaron afati, pra u skadon këto ditë do të vijojnë që ta përdorin. “Pasaporta do të konsiderohet e vlefshme edhe nëse mbaron afati këto ditë. Do të pezullohet afati” tha Rama.