Kryeministri Edi Rama ndau sot një informacion të domosdoshëm për të gjithë qytetarët që duan të lëvizin me automjetet e tyre për punë, në rastet kur nuk kanë transport nga firma ku punojnë. Kryeministri tha se “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) asiston qytetarët në rast nevoje”. “Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për vajtje/ardhjen në punë, me automjetet e tyre, për rastet kur nuk kanë transport nga firma ku punojnë – vetëdeklaro online për qarkullimin gjatë paradites vetëm nga ora 07:00-08:00 dhe gjatë pasdites nga ora 16:00-17:00 vetëm për nevoja pune dhe sipas formularit”, tha Rama.
Ndërkohë, Kryeministri theksoi se “për lejimin e qarkullimit përtej orareve të sipërcituara, duhet autorizim i veçantë nga organet e Policisë së Shtetit”.