Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do ta paguajnë shtrenjtë, të gjithë ata që nuk do të zbatojnë masat shtrënguese të qeverisë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në komunikimin e përditshëm në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se ilia kryesor i parandalimit të përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës është kufizimi deri në ekstrem i lirisë së lëvizjes dhe distancimi deri në absurd nga njëri-tjetri.

“Kush lëshohet e dorëzohet, e paguan nesër aq shtrenjtë, sa nuk do të donte as ta imagjinonte sot. Ju kërkoj të bëni durim, si kurrë më parë dhe të dëgjoni lutjen time. Të bombarduar me lajme e rrëfime të ndryshme, ju keni të drejtë të ankoheni, të mendni se e dini më mirë këtë apo atë, keni të drejtë të mërziteni, të acaroheni, edhe të më shani amdje, apo ofendoni mua, por askush nuk ka të drejtë të vërë në diskutim kufizimet skandaloze që po iu imponohen të gjithëve dhe të shkel ligjin special.

Kjo nuk do të jetë një luftë e shkurtër dhe nuk ka lidhje me një lojë kukafshehti. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë me armikun e padukshëm, që po mbyll në shtëpi popujt e të gjithëve. I vetmi ilaç për të lehtësuar plagët e mëdha dhe ulur numrin e viktimave të këtij virusi ëdhtë kufizimi drastik i lirisë sonë të lëvizjes dhe distancimmi deri në absurd nga njëri-tjetri. Sfida e tmerrshme për vendimmarrësit është të shohin jo vetëm si të mbyllin rrugët e komunikimit, por të garantojnë që paslufta të mos jetë një tatëpjetë pa rrugëdalje për ekonomninë. Do të varesha nga këmbët në sheshin Skënderbej për mos mbylljen e veprimtarive prodhuese”, deklaroi Rama.

? MESAZH PËR SHQIPTARËT KUR KA NISUR JAVA E DYTË E LUFTËS

Gepostet von Edi Rama am Montag, 16. März 2020