Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përshëndeti operacionin e koduar ‘Laboratori’ si një tjetër goditje ndaj kri mit të organizuara. Gjatë këtij operacioni u vunë në pr anga 11 persona për fal sifi kim dokumentesh për t’u siguruar emigrantëve qëndrimi në vendet e BE kundrejt shumës 1000 deri në 5000 euro. Lleshaj bëri thirrje se shqiptarët i kanë rrugët e hapura drejt BE dhe nuk kanë pse bien pre e mashtrimeve të tilla, ndërsa inkurajon policinë që të god asë të gjitha grupet që veprojnë në këtë fushë.
‘Operacioni policor “Laboratori” është një tjetër goditje kundër kr imit të org anizuar, i cili përpiqet të nxisë kalimin e paligjshëm të qytetarëve drejt vendeve perëndimore, duke nxjerrë përfitime financiare dhe duke dë mtuar rëndë interesat e tyre dhe të gjithë shoqërisë. Qytetarët shqiptarë i kanë rrugët hapur për udhëtim të ligjshëm jashtë vendit, ndaj kërkohet kujdes për të mos rënë në rrjetet e tra fika ntëve. Agjencitë përgjegjëse do ta thellojnë punën për të goditur në themel të gjitha rrjetet kri minale që veprojnë në këtë fushë, ku bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm dhe krejtësisht edhe në favorin e tyre’, shkruan Lleshaj.