Kryemninistri Edi Rama ka lpublikuar një foto nga ambjentet e Spitalit Infektiv ku po trajtohen personat e prekur nga virusi COVID19. Në foto duket personi i parë i shëruar nga koronavirusi, i cili pasi rezultoi negativ do të dërgohet në shtëpi ku do të qëndrojë edhe 14 ditë në karantinë nën vëzhgimin e specialistëve.
“? I SHËRUARI I PARË DEL NGA SPITALI PËR T’U MBYLLUR NË SHTËPI PA DALË FARE 14 DITË, NËN VËZHGIMIN E MJEKËVE FANTASTIKË TË INFEKTIVIT?”- shkruan rama.