Janë riatdhesuar 6 shqiptarët e parë nga Italia, të ngelur në Bari.Ata kanë ardhur me tragetin e mallrave në Durrës.
Autoritetet italiane u kanë bërë testin e COVID-19, ndërsa tani atyre do t’u duhet të qëndrojnë për 14 ditë në vetëizolim.
Kryeministri Rama ditën e djeshme tha se do të bëhet ç’është e mundur për të riatdhesuar të gjithë shqiptarët që kanë ngelur të izoluar në cvendet e tjera, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Rama tha se të hënën, avioni i “Air Albania, “Lasgushi”, do të fillojë të riatdhesojë mijëra shqiptarët e ngelur në vendet e tjera.Ai u kërkoi shqiptarëve që duan të riatdhesohen që të komunikojnë me ambasadat tona ose të bëjnë kërkesë në portalin shqipëriaqëduam.al.