Asgjë e re nga Juventius, që në këtë situatë të vështirë, përkthehet si lajm i mirë. Përveç Daniele Rugani, futbollisti i parë i Serie A që rezultoi pozitiv me Covid-19, asnjë prej lojtarëve të tjerë juventinë dhe stafit teknik nuk është prekur nga virusi.
Të paktën ky është rezultati i tamponëve të parë. Ndërkohë, klubi jiventun njofton se testet do të vijojnë gjatë ditës së sotme dhe të mërkurës. Një pjesë e lojtarëve, stafit, logjistikës dhe presidenti Andrea Agnelli, në total 121 persona qëndrojnë në karantinë vullnetare në hotelin e klubit.