Në një dalje live për qytetarët Edi Rama ka bërë edhe një herë të ditur masat e marra nga instancat përkatëse në rast shkelje të fashës së orarit që lejohet për të qarkulluar në vend.

Kreu i ekzekutivit u është drejtuar asaj pakice që nuk u bindet rregullave se do të ndalohen nga Policia duke u gjobitur, madje edhe do futen në një listë të zezë “tradhëtarësh” që rrezikojnë të infektojnë me koronavirus pjeësn tjetër të Popullsisë. Madje do përdoret edhe uje e gaz lotësjellës po të jetë negoja.

Numri një i qeverisë i eshte drejtuar pensionistëve duke thënë se kush thyen rregullin nuk do te marre rimbursim ilaçesh.

Postimi i plotë:

? NGA TANI, E SHTUNË, ORA 13.00, DERI TË HËNEN, ORA 05.00, TË GJITHË NË SHTËPI!

? KUSH NUK DO TË DËGJOJË, LE TA PROVOJË DHE DO TA SHIKOJË SE SI MEQË NUK MERR VESH ME TË MIRË, DO TA MËSOJË ME PAHIR!

? NJË PAKICË E VOGËL FARE, PO MËSE E MJAFTUESHME PËR TË NA ÇUAR DREJT NJË KATASTROFE KOMBËTARE, NUK MUND TË HEDHË NË PLEHRA REZISTENCËN E MADHE POPULLORE QË 99% E SHQIPTARËVE PO E BËJNË MREKULLISHT!

? NJË TUFE TË PABINDURISH, TRADHËTARË LUFTE QË PËRHAPEN RRUGËVE SI VIRUS SHOQËROR, PËR T’U KTHYER NË BAZA USHTARAKE TË ARMIKUT QË BOMBARDON PËRMES TYRE, DO T’I PËRGJIGJEMI ME GJUHËN E FORCËS LIGJORE E POLICORE?

? KËTË LUFTË DO TA ÇOJMË DERI NË FUND ME ÇDO ÇMIM E ÇDO MJET, SI NJË FAMILJE E VETME DHE PA ASNJË TOLERANCË PËR TRADHËTARËT MES NESH??

I LO❤️E YOU.