Kryeministri Edi Rama njofton se ka nisur sot shpërndarja e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe që vijojnë të qëndrojnë në çadra, për pensionistët e vetmuar dhe për familjet më të varfra.
Duke publikuar një video në “Facebook”, ku shihen punonjësit duke ndarë ushqimet për njerëzit në nevojë, kreu i qeverisë thekson se operacioni humanitar do të shpërndahet në gjithë republikën, për shkak të izolimit të qytetarëve, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Mesazhi i Ramës
? MINISTRJA E MBROJTJES DO TË UDHËHEQË KËTË OPERACION HUMANITAR NË RANG REPUBLIKE, SË BASHKU ME ME KRYETARËT E BASHKIVE DHE PREFEKTËT E QARQEVE
? DURIM, BESIM DHE PËRSËRI DURIM