Kryeministri Edi Rama u bën me dije qytetarëve që për çdo shqetësim të paraqitur shëndetësor të përdorin numrin e vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 0800 40 40. Kreu i ekzekutivit shton se ky hap u ndërmor me qëllim për të mos mbingarkuar 127-ën që është numri i Urgjencës Kombëtare.
“PËR TË MOS MBINGARKUAR 127-ën NUMRIN E URGJENCËS KOMBËTARE, JU KENI NË DISPOZICION KËTË NUMËR KU MUND TË KËRKONI SQARIME QË NUK LIDHEN ME NJË URGJENCË SHËNDETËSORE”, shkruan Rama. (Lexo.al)