Italia po kalon një moment të errët, pasi koronavirusi ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe të infektuar.
Për gjëndjen tragjike që po kalon shteti fqinj, sheshi “Skënderbej” në Tiranë u ngjyros me flamurin italian në shenjë solidariteti.
Foto nga Tirana, është publikuar në rrjetin e tij social në Instagram, edhe nga legjenda e futbollit italian dhe të Juventusit, Alessandro Del Piero.
Me shenjën e lutjes, Del Piero ka falenderuar Tiranën për solidarizimin me Italinë.
Në total, koronavirusi në Itali iu ka marrë jetën 6077 personave. (TemA)