Messi e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga për muajin shkurt. Lionel Messi, futbollisti i FC Barcelona, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga për muajin shkurt, ku Barcelona mori vetëm fitore. Messi e nisi shkurtin duke qenë vendimtar në fitoren 2-1 kundër Levantes me dy asistime për Ansu Fati, derisa një javë më pas, në një ndeshje të vështirë me Real Betis, bëri tre pasime për gol.
Për të përfunduar sa më mirë muajin shkurt, Messi shkëlqeu në fitoren 5-1 kundër SD Eibar duke shënuar katër gola, për të rrëmbyer pozitën e të parit sa i përket golashënuesit më të mirë në kampionat.