Kanë dalë negative rezultatet e analizave të personelit të spitalit të Lezhës.
Lajmin e ka dhënë Presidenti i Shoqatës së Infermierëve të Lezhës, Ledion Prendi, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se personeli i spitalit të Lezhës kreu testin për COVID-19 pasi një infermiere rezultoi e prekur nga koronavirusi, por fatmirësisht për ta testi doli negativ.
Infermierja 54 vjeçare u dyshua se kishte infektuar edhe kolegët e saj, por analizat treguan të kundërtën.
” Lajm i mire per te gjithe personelin e spitalit Lezhe, qe rezultoi negativ ne testin e bere per Covid-19. Zoti ju ruajte dhe mirenjohje pafund per punen tuaj humane dhe me vlera jetesore. Kam ndjere keto dy dite cdo shqetesim tuajin ne mesazhet qe me keni bere, e smundem dot pa gezuar per secilin prej jush si te isha dhe une ne mesin tuaj!
Me respekt Ledion Prendi”, shkruhet në njoftim.