Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se, Kuvendi miraton sot dy ligje që kanë të bëjnë me të drejtën e jetës dhe të drejtën e pronës. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Manja theksoi se, “akti normativ që miratojmë sot, synon të godasë kri min e organizuar, krimet e rënda dhe terrorizmin e vetë që është paraja dhe pasuria, për të garantuar kështu të drejtën e çdo qytetari shqiptarë për të jetuar i qetë në Shqipëri”. Po ashtu, vijoi ai, do të votojmë edhe ligjin për proceset kalimtare të pronësisë, që i jep fund një kaosi 30 vjeçar në fushën e pronësisë dhe nga sot me votimin e këtij ligji 220 mijë tituj pronësie, 220 mijë qytetarë do të marrin hipotekën e pronës duke i hapur rrugë zhvillimit të ekonomisë.

Kreu i Komisionit të Ligjeve shpjegoi se, akti normativ që votojmë sot vjen në përgjigje të standardit që ka vendosur kjo mazhorancë siç është ajo e Reformës në Drejtësi, që për gjyqtarët dhe prokurorët ka Vetting për politikanët e këtij vendi ka ILKPDI dhe SPAK ndërsa për të dënuarit për ve pra pe nale, kr im të org anizuar, krimet e rënda apo akte te rror iste do të ketë OFL.

“Akti normativ që votojmë sot është një formë e deklarimit të pasurisë për personat e dënuar dhe që do të kenë barrën e provës për të provuar që pasurinë e kanë siguruar në rrugë të ligjshme. Ky akt normativ ka tra zuar ujërat e ndenjura për 30 vjet në këtë vend, në të gjitha sferat e jetës shoqërore, në politikën drejtësi, biznes madhe edhe shoqëri civile”- tha Manja. Ndërsa theksoi se, “me këtë akt normativ, nuk kushtëzohet asnjë e drejtë Kushtetuese”.

Ai solli në vëmendje se në publik ka një perceptim se pasuritë e krimit të organizuar nuk po goditen ashtu siç duhet, por me miratimin e këtij akti normativ me karakter administrativ dhe jo penal garantohet një procedurë më e shpejtë, që këto subjekte të dënuara të deklarojnë pasuritë dhe t’i nënshtrohen të gjitha procedurave për transparencë ligjore, mbi bazën e provës. Akti normativ ka efekt deri më 31 dhjetor 2020. Manja tha se, subjekte të këtij akti janë vetëm personat e dë nuar jashtë dhe brenda vendit për kr ime të rënda, aktivitete te rror iste dhe persona të lidhur me këto subjekte. Ndërsa për qytetarët shqiptarë do të ketë amnisti fiskale.