Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mund të shtyhen për në fund të vitit 2020, shkaku i pë rhapjes së koronavirusit. Ministri Olimpik Seiko Hashimoto u ka thënë autoriteteve përgjegjëse se marrëveshja e Japonisë me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik e lejon shtyrjen e Lojërave Olimpike. “Kontrata kërkon që Lojërat Olimpike të zhvillohen brenda vitit 2020. Kjo mund të interpretohet në atë mënyrë që të lejohet shtyrja e turneut”, ka thënë Hashimoto, në përgjigje ndaj një pyetjeje në parlament. Për momentin, Lojërat Olimpike janë të planifikuar të zhvillohen në Tokio të Japonisë nga 24 korriku deri 9 gusht. Edhe Japonia e edhe Komiteti Ndërkombëtar Olimpik kanë insistuar që janë të përkushtuar që eventi të nisë ashtu siç ishte planifikuar.
Megjithatë, sipas marrëveshjes mes dy palëve, e drejta për ta anu luar plotësisht këtë event i takon vetëm Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, ndërsa shtyrja deri në fund të vitit mund të bëhet edhe nga ana e Japonisë. “Ne po bëjmë gjithçka të mundur që të sigurohemi që Lojërat Olimpike të zhvillohen ashtu siç ishte planifikuar nga fillimi”, ka thënë Hashimoto. Shtyrja e Lojërave Olimpike do ta dëmtonte mjaft shumë buxhetin e Japonisë. Deri më tani janë shpenzuar 12.51 miliardë dollarë, ndërsa ndërtimi i Stadiumit Olimpik kushtoi 870 milionë funte.