Pas Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich, një tjetër kampion i Bayern Munich ka bërë një dhurim të rëndësishëm për të ndihmuar ata që luftojnë në vijën e parë kundër përhapjes së Coronavirus.
Robert Lewandowski dhe gruaja Anna kanë vënë në dispozicion 1 milion euro. Çifti ka deklaruar për Bild: “Jemi të gjithë të vetëdijshëm për situatën e vështirë në të cilën ndodhemi. Sot luajmë të gjithë në të njëjtën skuadër”.

“Nëse mund të ndihmojmë dikë, duhet ta bëjmë. Kjo situatë na prek të gjithëve dhe për këtë arsye ju lutemi: ndiqni rekomandimet dhe dëgjoni ekspertët. Tregohuni të përgjegjshëm!”.
“Besojmë se shumë shpejt mund të kthehemi në jetën tonë normale. Duhet të jemi të bashkuar dhe ta kalojmë këtë situatë bashkë”, kanë përfunduar Robert dhe Anna.