Këngëtari kolumbian Maluma është shfaqur shumë i prekur për situatën e përhapjes së koronavirusit. Ai anuloi koncertin e tij më 7 mars në Milano të Italisë dhe së fundmi ka njoftuar lajmin për një datë të re të shtyrë.
“Përshëndetje nga Greqia, unë dua t’ju them se jam pak i trishtuar sepse koncertet që do të kemi këtu në Greqi do të shtyhen, së shpejti do t’ju japim një datë të re. Unë kisha planifikuar këto koncerte, por për fat të keq për situatën e koronavirusit do të duhet t’i shtyjmë, kështu që edhe me ekipin tim të punës ne morëm këtë vendim për mirëqenien e tyre, për mirëqenien e të gjithë ekuipazhit, mirëqenien e të gjithëve që jemi këtu”, ka thënë Maluma në një video. Në listën e koncerteve ishte edhe Shqipëria, në datën 14 mars, festën e Ditës së Verës.