Gjeste te vogla solidariteti, si ato te ofrimit të një filxhani kafe ose një përshëndetjeje e ngrohtë janë ato që na japin forcë për përballimin e kësaj situate, jo pak të këndshme, ishin fjalët e një operatori sanitar i cili shprehu simpatinë për një grua shqiptare, e cila u ofroi drekën mjekëve, infermierëve dhe operatorëve sanitarë, shkruhet në një gazetë të provincës së Piacenzës. Gruaja me emrin Hatixhe Hallulli, ose siç e thërrasin Tixhe, është nënë e tre fëmijëve, dhuron gjithmonë, edhe gjatë vitit, torta dhe fokace për personelin e Ndihmës së Shpejtë së Fiorenzuolës të cilat i bën në shtëpi në furrën e saj.
”Sot personeli shëndetësor është i gjithë i fokusuar tek COVID-19 dhe po merret me personat e prekur, por Tixhja vazhdon t’u dërgojë ato që mundet duke mos dashur të identifikohet”, theksuan mjekët e spitalit duke e falënderuar publikisht. ”Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj”, theksoi stafi i spitalit të Fiorenzuolës.