Është realizuar me sukses ndërhyrja urgjente kirurgjikale te një vajzë e re me koronavirus te spitali “Shefqet Ndroqi”.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se ekipet tona të mjekësisë janë në lartësinë e detyrës.
“?Ekipet tona mjekësore në lartësinë e detyrës?? Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku.
? Hapet sot spitali i 2️⃣ COVID, spitali “Shefqet Ndroqi” për trajtimin e pacientëve të prekur nga #COVID-19”, shkruan Manastirliu.