Finalizohet pjesa e parë e financimit shtesë të qeverisë për mjetet e mbrojtjes personale, qeveria turke lehtësoi kanalin e transportit
Tiranë, 25 Mars – Sot ka mbërritur një sasi prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë spitalet.
Deklarata u bë nga Ogerta Manastirliu në komunikimin online të qeverisë me Kryeministrin Rama.Manastirliu vlerësoi lehtësinë në transportimin e materialeve mjekësore nga qeveria turke.
“Dihet se sot transportimi është një problem në të gjitha vendet, pasi kufizimi i eksporteve ka krijuar një problem të tillë. Ja dimë për nder shtetit turk që ka krijuar këtë korridor të shpejtë për transportin e pajisjve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët. Kemi mundësuar rritjen e stokut, çdo furnizim rrit stokun, dhe rrit sigurinë për stafet mjekësore që për ne është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.
Mjetet e mbrojtes personale për stafet mjekësore janë blerë nga qeveria shqiptare, ndërkohë që qeveria turke ka lehtësuar transportin drejt vendit tonë.