Dyfishohet numri i respiratorëvë në Spitalin Invektiv. Brenda javës pritet dërgesa e rradhës e materialeve mbrojtesë për të gjithë përsonelin Shëndetësor Tiranë, 18 Mars – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë komunikimit me publikun tha se po shtohen mjetet mbrojtësë dhe respiratorët në shërbimin e reaminacionit.
“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme për të siguruar stokun e nevojshëm të materialeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe brenda javës presim dërgesën e rradhës, ndërkohë që theksoj se personeli është është i pajisur me mjetet mbrojtëse personale në shërbimin shëndetësor. Paralelisht po punojmë për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit. Gjithashtu është dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT”, tha ministrja.