Manchester City ka arritur të afrojë në skuadër Yan Couton. I riu do t’i bashkohet klubit të “Qytetarëve” në verë. Braziliani la ekipin e Coritba FC për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.

17-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje me Brazilin U-17 dhe ka bërë paraqitje të mira. Kampionët në fuqi të Anglisë e ndoqën në kupën e botës të zhvilluar në nëntor. Ai krijoi më shumë shanse se çdo mbrojtës tjetër. Klubi anglez e ka bërë zyrtare përmes sajtit zyrtar.