Ambasada e Francës në Tiranë njofton qytetarët të tregojnë kujdes lidhur me demonstrimin publik të orës 17.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të thirrur nga Presidenti.
“Një demonstratë publike është planifikuar për sot në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orë 17.00 pasdite, me gjasë për të tërhequr një numër të madh demonstruesish”, shprehet Ambasada Franceze në Tiranë. Po ashtu, ambasada franceze në Tiranë thekson se “Ambasada rekomandon vigjilencën rreth këtij tubimi”.